Stoncrete by Imola Ceramica
Dy pika të ndryshme fillestare, guri dhe betoni, janë kombinuar për të krijuar një përzierje mjeshterore estetike dhe grafike. Me nje stil të butë dhe njëkohësisht të fortë,e bën atë ideal për këdo që kërkon një zgjidhje delikate prej guri ose një efekt origjinal betoni. Stoncrete dallon për hulumtimin e saj të saktë të ngjyrave që shprehet në ritme kromatike që shkojnë nga kamargua dhe argjendi deri në nuancat e grise dhe grisë së errët. Ekzistojnë katër tonalitete të ndryshme dhe katër formate të ndryshme në dispozicion si në një version natyral ashtu edhe në një version R11 në natyrë për të krijuar vazhdimësi të plotë të projektimit: 60×120 cm, 60×60 cm, 30×60 cm dhe 90×90 cm. Gama e Stoncrete është kompletuar me propozime krijuese origjinale si sfondi me shirita tërthore në formatin 60×120 cm dhe sfondi me elementë gjeometrikë të vegjël, të skalitur në ngjyrat e te njejtit tonalitet, në formatin 90×90 cm. Stoncrete pozicionohet qëllimisht në një zonë me shije të shumëfishtë që përfshin si gurin, ashtu edhe betonin, me qëllim plotësimin e kërkesave të stileve të ndryshme. Kjo e bën atë një zgjidhje që mund të përshtatet në një gamë të gjerë kontekstesh rezidenciale dhe jo-rezidenciale, si dhe garanton vazhdimësi të plotë midis shtëpive dhe ambienteve të jashtme.